Mercedes në sulm në seancën e provave të lira që mbyllën edhe ditën e parë të sezonit të ri për Formula 1 2024.
Lewis Hamilton arriti performancën më të mirë në Bahrein, duke mbyllur xhiron pas një minute, 30 sekonda dhe 374 të mijta përpara se të niste provat e ritmit të garës.
Koha e dytë më e mirë për makinën tjetër të Mercedes, atë të drejtuar nga George Russel, që ishte vetëm 206 të mijta prapa “Sir Lewis”. Fernando Alonso konfirmon gjendjen e mirë të Aston Martin duke përfunduar podiumin virtual me 286 të mijta nga kreu, teksa pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, i katërti, 395 të mijtat më ngadalë se Hamilton.
Një hap prapa për McLaren, që vendosi kohën e pestë më të shpejtë me Oscar Piastrin, ndërsa Max Verstappen nuk i ka zbuluar ende kartat e tij dhe ndalet në vendin e gjashtë të renditjes në 477 të mijtat më ngadalë se Hamilton.
Nico Hulkenberg dhe Lance Stroll bëjnë një hap të mirë përpara dhe i paraprijnë pilotit tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc ndërsa Sergio Perez vulos dhjetëshen e parë në renditje./ Super Sport
Top Channel