Deri tani, ishte një shqetësim i përmendur shpesh, por duket se situata e mungesës së fuqisë punëtorë në Gjermani, po bëhet serioze duke ndikuar në vetë zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri federal i punës së vendit të konsideruar si motori ekonomik i Europës, pohoi se është mbërritur në një pikë të tillë. Me këtë në mendje, ai ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin.
“Në atë kongres, do të promovojmë ide se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale”, u shpreh Heil. Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milionë vetë të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës, shtoi ministri.
Në Gjermani, 46 milionë vetë janë aktualisht aktivë në tregun e punës, çka përbën një rekord. Heil insistoi të përdoren më shumë të gjitha mjetet me ndihmën e të cilave mund të zvogëlohet mungesa e fuqisë punëtore profesionale: “Është një përqindje më e madhe e grave në totalin e popullsisë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara që mund të angazhohen më shumë në punë”.
Për më tepër, qëllimi është të “tërheqin mendje të zgjuara dhe duar punëtorë” nga jashtë në Gjermani. “Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i mirëqenies”, theksoi ministri federal i Punës.
Top Channel