Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, reagon vëllai i Liridona Ademajt: Tri muaj nga vrasja e motrës sonë, dhimbja sa vjen e shtohet! Na mban shpresa që…

29/02/2024 15:34

Tri muaj pas vrasjes së motrës dhe pas kthimit për rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, ka reaguar vëllai i Liridona Ademajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se shpreson që drejtësia të mos vonojë, ndërkohë që tregon se dhimbja vetëm shtohet.

 “Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht. Ne bashkëndiejmë me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, shkruan Leonard Ademaj në “Facebook”.

Top Channel