“Njerëz të fuqishëm që ka miqësi Naimi mund të ndikojnë tek prokuroria”, eksperti i sigurisë: Fëmijët ia ka marrë Suedia, mbështeten nga shërbimi social

29/02/2024 09:46

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka qenë në një lidhje në Skype me emisionin “Breaking” në Top News, ku është shprehure se miqtë e Naim Murselit që janë njerëz të fuqishëm, mund të ndikojnë në vendimin që mund të marrë prokuroria për këtë të fundit.

“Fakti që Naim Murseli kishte lidhje të fuqishme me personalitete, i kemi parë dhe nga fotot e tij me njerëz të fuqishëm ka dyshime që i njëjti mund edhe të ushtrojë ndikimin përmes grupeve apo personave të caktuar tek prokuroria dhe gjykata me qëllimin që të mos kemi një aktakuzë të merituar. Në Kosovë ndodh shpesh që prokuroria me qëllim apo pa qëllim nuk duhet të jetë pa qëllim për shkak të kapaciteteve profesionale që kanë, bën aktakuza jo mirë të merituara, duke mos bërë ekspertiza të mjaftueshme apo prova të mjaftueshme”, u shpreh Elezi.

I pyetur se ku ndodhen fëmijët e Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, Elezi u shpreh se ata janë nën mbrojtjen e shtetit suedes dhe ndodhen nën kujdesin e një shërbimi social.

“Fëmijët janë nën kujdesin social shtetëror të Suedisë. Ka një rregullore të shtetit të Suedisë përsa i përket personave të cilët janë të vetëm dhe se prindërit e tij kanë mundësi të komunikimit por, por që janë nën kujdesin intensiv social të shtetit të Suedisë”, tha Bedri Elezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA