Marina amerikane nis stërvitjen intensive në Norvegji/ Në mars pritet të nisë “Përgjigjja Nordike 2024”, pjesëmarrës 20 mijë trupa të NATO-s

29/02/2024 17:01

Avionët e Trupave Detare të SHBA-së dhe personeli i Forcave Detare të Ekspeditës, mbërritën në Norvegjinë veriore në përgatitje për stërvitjen “Përgjigja Nordike 24”.

Marinsat amerikanë po testojnë gatishmërinë e tyre luftarake në kushte ekstremisht klimaterike, përpara stërvitjeve të përbashkëta në shkallë të gjerë me homologët e NATO-s.

“Marinsat luftojnë në çdo klimë dhe vend. Ato janë të përgatitura mirë për sfidat e operimit në këtë mjedis. Mësimet e nxjerra në këtë stërvitje do të forcojnë më tej partneritetin e ngushtë që kemi me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s në veriun e lartë”, u shpreh”, u shpreh Kol. James Bardo, oficer komandues i MAG-14, i cili po mbikëqyr skuadrat fluturuese gjatë stërvitjes.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për pritjen shumë të këndshme nga norvegjezët. Marinsat dhe marinarët tanë janë të emocionuar për mundësinë për t’u stërvitur së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s gjatë Reagimit Nordik 24”, shtoi më tej ai.

Stërvitjet e ardhshme, të njohura si “Përgjigjja Nordike 2024”, do të zhvillohen mes datës 4 dhe 15 mars, pjesë e së cilës pritet të jenë rreth 20,000 ushtarë të NATO-s.

Kjo është konsideruar stërvitja më e madhe ushtarake e aleancës veriatlantike, në të cilën do të përfshihen 13 vende.

Vendet pjesëmarrëse janë: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Stërvitja do të ketë pikën e saj qendrore në Norvegjinë veriore, Suedinë dhe Finlandën, si dhe në hapësirën përkatëse ajrore dhe detare.

Stërvitja “Përgjigjja Nordike 2024” do të zgjasë për dy javë dhe që bashkon aleatët dhe partnerët e NATO-s për një demonstrim gjithëpërfshirës të aftësisë ushtarake tokësore, detare dhe aviacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA