Një supermarket është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.
Paraprakisht mësohet se një person me armë zjarri automatike, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash.
Grabitësi deklarohet të ketë marrë xhiron ditore, si dhe paratë e disa qytetarëve që ndodheshin në atë moment pranë kasës.
“Kavajë/Informacion paraprak; Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit”-njofton policia.
Grabitja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes, ndërsa forcat e policisë së Kavajës ndodhen në vendngjarje, si dhe po krehin zonën për të identifikuar dhe kapur autorin.
Top Channel