Kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikë dhe 100 m/p, Klement Lutfiu, u shua një ditë më parë në Stamboll, pas një beteje disa mujore për jetën.
Klement Myftiu, i pasionuar pas biçikletës, para pak kohësh u aksidentua nga një makinë, duke udhëtuar në rrugët e Stambollit. Aksidenti ishte me pasoja katastrofike, megjithë përpjekjet e mjekëve turq.
“Mendi ynë, siç e thërrisnin miqtë, nuk ia doli. Mbrëmë, rreth moshës 68-vjeçare, ai mbylli sytë, duke lënë pas tij “bëmat” e tij sportive, emrin e një kampioni të veçantë në atletikën shqiptare dhe kujtimet për të…
Mbrëmë në Stamboll, zemra e tradhëtoi kampionin tonë Klement Lutfiu, atletikës shqiptare do t’i mungojë një tjetër legjendë në apel…
Pushofsh në paqe miku ynë!…”, shkruajnë të afërmit.
Top Channel