Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës, janë kthyer sërish te kërkimi kush është autori, ndonëse burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë është djali i madh i familjes, Hysen Meta.
Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor. Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna. Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin, raporton gazetarja.
Megjithatë, nëse Blerina Meta ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar.
Top Channel