“Shqipëria është një prej shtëpive tuaja”/ Konferenca me Zelenskyn, Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

28/02/2024 13:55

Kryeministri Edi Rama, pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, në një konferencë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu mbështetjen për Ukrainën që prej dy vitesh po përballet me agresionin rus.

Ukraina duhet mbështetur me të gjitha mjetet e nevojshme, u shpreh kreu i qeverisë.

“Lufta ndalet, duke ndalur agresorit. Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i rezistuar dhe për t’u siguruar që çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte, të jetë një paqe e drejtë. Një paqe që mbështetet në parimet e planit të Zelenskyt, plan që duam të shihet seriozisht nga të gjitha kombet. Folëm për Shqipërinë e Ukrainën, për të sotmen e të nesërmen. Një prej gjërave që duhet të jetë rezultat nga ky makth, është që miqësia mes dy vendeve të farkëtohet në brezat e ardhshëm.
Ukraina po negocion me BE dhe vende të tjera, që janë të gjitha së bashku në këtë rrugëtim. Nuk kam veçse admirim për presidentin Zelensky dhe për popullin e Ukrainas. Po punojnë të ecim para në procesin e integrimit në BE. Para se të hynim këtu mora mesazh nga dikush që po punon me institucionet ukrainasve, më tha thuaji presidentit se i gjithë ekipi ynë perëndimor, është absolutisht i habitur nga aftësitë e ukrainasve, vullneti dhe talenti i tyre për të ndërtuar së bashku këtë fond të teknologjisë së lartë. Përtej rrënojave të raketave ruse, përtej vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po punon çdo ditë për të ardhmen. Nuk mund të jem më krenare se kaq, që të jemi miq me ketë komb, të përfytyrojmë të ardhmen tonë si një të ardhme, ku jemi miq të vërtetë”.

Rama uron lirinë e Ukrainës dhe mbarimin e luftës.

“Më besoni se gjithçka keni dëgjuar nga unë dhe nga, vjen nga zemra. Ajo që na bën më të gatshëm t’i themi këto fjalë, është sa shumë ky vend ju mbështet. Dua t’ju garantoj se tani e përherë, Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, ku çdo bashkëqytetar juaj mund të ndihet në shtëpi. Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht, të shijojë gjumit pa sirenat e alarmit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA