
“Do ta formojmë qeverinë e re para Pashkëve”, kancelari i ardhshëm gjerman: Duhet të dalim sa më shpejt nga ky ngërç
24/02 10:40
Deputetët e opozitës kanë depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.
Padia mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe 36 deputetëve të tjerë, pra më shumë se 1/5 e ligjvënësve.
Pasi dorëzoi dokumentin në Kushtetuese, Jorida Tabaku kërkoi ndërhyrjen e institucionit të drejtësisë:
“Shpresoj që gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon. Të mos bëjë precedentë dhe të japë një të mirë publike. I bëj thirrje kujtdo që kushdo që t’i bashkohet kësaj padie, duke nisur nga avokati i Popullit, që t’i bashkohen grupit parlamentar të PD-së”.
Top Channel