Nis punimet Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore/ Rama: Për kombe të vogla si ne duhet mbështetur Ukraina, që të mos kthehemi në ushqim për Rusinë

28/02/2024 12:08

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në nisje të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, theksoi nevojën për të mbështetur Ukrainën dhe për të ndalur agresionin rus.

Kreu i qeverisë shprehu mbështetjen për Ukrainën, presidentin dhe popullin ukrainas, që po përballet me agresionin e paprovokuar rus. Liria e ukrainasve varet nga mbështetja financiare, u shpreh ai.

Hedh sytë rreth kësaj tryeze, shoh fytyra të njohura. Jemi bërë bashkë për të diskutuar sfidat tona. Për të parë përpara, në vend të shohim pas historinë e ndasive që na kanë mbajtur peng. E ardhmja që ne shohim është e ardhmja e përbashkët. E njëjta shpresë që na ka bërë bashkë, na bashkon tani me popullin ukrainas.

Jemi këtu për të shprehur mbështetjen për Ukrainën, për ju zoti president dhe për të shprehur kërkojë që Rusia të ndalet. Jemi të vendosur krah Ukrainës, që është pe cenuar. Më lini t’i kërkoj gjithkujt këtu të bashkohen me thirrjen time për të njohur rolin e tyre. Jetesa e Ukrainës si një popull i lirë, varet nga mbështetja financiare që ata ofrojnë. Ukraina nuk po lufton vetëm për vete”.

Duhet të rezistojmë të gjithë bashkë, për të mos lejuar Rusinë të shpërblehet, u shpreh më tej Rama në fjalën e tij, duke shtuar se Shqipëria është krah Ukrainës.

Ka disa cinikë që thonë se të ndihmosh Ukrainën, pengon kauzën e paqes. Por, nuk sjell paqe, duke çarmatosur viktimën e agresionit.

Në rajonin tonë, pas më shumë se çerek shekulli, plagët e lëna nga shembja e ish-Jugosllavisë janë të dukshme. Vizioni që çoi në krijimin e BE na udhëzon sot drejt të ardhmes, për të zgjidhur problemet tona në mënyrë paqësore, konstruktive.

Orekset e vjetra për dominim po hapen më tej, e gjitha kjo mbjell frikë. E vetmja zgjedhja që kemi është të rezistojmë në mënyrë të përbashkët. Të bëjmë gjithçka mundemi për mos ta lënë agresionin të shpërblehet. Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë. Ëndrra jonë e përbashkët për një paqe me prosperitet, do të çohej në buzën e një të ardhmeje të errët.

Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë. Shqipëria ka bërë atë që mundet dhe do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë. Jemi të vendosur për të qëndruar krah Ukrainës. Për kombe të vogla si ne, që nuk duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, duhet mbështetur Ukraina”, u shpreh kryeministri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA