Nën masa të rrepta sigurie! Si u ruajt Zelensky në Tiranë, snajperët vëzhgim të sigurt nga tarracat e godinave (Foto-lajm)
28/02/2024 23:58
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është ruajtur nën masa të rrepta sigurie gjatë ditës së sotme.
Duke qenë se sot u mbajt në Tiranë Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore, i gjithë vendi ka qenë nën pushtetin e forcave të sigurisë.
Teksa Zelensky ndodhej në kryemimistri duke zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, u vunë re snajperët që qëndronin në gatishmëri në tarracat e godinave.
Nga ana tjetër forca të shumta të RENEA-s dhe Policia e Shtetit kanë qëndruar rreth godinës ku u zhvillua takimi.
Ata gjithashtu kanë qenë në terren duke vëzhguar lëvizjet dhe pasur nën kontroll mbarëvajtjen e rendit gjatë këtij samiti të rëndësishëm.
Top Channel