Të paktën tre emigrantë dyshohet se janë mbytur në kanalin e La Manshit.
GB News shkruan se gomonia që transportonte emigrantë të paligjshëm nga brigjet franzecë në kanalin e La Manshit, është mbytur për shkak të motit të keq.
Lajmin e konfirmuan edhe autoritetet franceze.
Të paktën gjashtë gomone kanë arritur sot në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 300 emigrantë janë dërguar në qendrën e përpunimit të Forcave Kufitare në portin e Doverit.
Nëse konfirmohet, kjo shifër do të përbënte mbërritjen më të madhe njëditore të migrantëve me varka të vogla në muajin shkurt, që nga fillimi i krizës në 2018.
Shifra e mëparshme u tejkalua vetëm fundjavën e kaluar, kur 290 emigrantë kaluan me pesë varka të vogla të dielën.
Informacioni rreth kësaj tragjedie të fundit është ende i paqartë shkruajnë mediat vendase, por anijet franceze mësohet se kanë nxjerrë trupat e tre personave në ujërat franceze.
Top Channel