Manchester City kualifikohet lehtësisht në fazën e 1/8-ave të FA Cup, teksa mposhti thellë 2-6 Lutonin.
Por më shumë se rezultati i thellë përbën lajm fakti se Erling Haaland realizoi plot pesë herë. Citizens realizuan dy gola pa u mbushur 20 minuta minuta lojë, duke e bërë praktikisht kualifikimin një formalitet. Në minutën e tretë Kevin de Bruyne, asistoi në qendër për Erling Haalandin, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Në të 18-tën, nga i njëjti bashkëpunim De Bruyne – Haaland erdhi goli i dytë i skuadrës së Guardiolës.
Në minutën e 40-të realizon sërish Haaland, i shërbyer po nga De Bruyne. Pjesa e parë mbyllet me një gol fantastik nga Clark, që shkurton diferencën në 1-3. Sapo nisi pjesa e dytë, Clark shënon sërishd he çoi shifrat e takimit në 2-3. Kundërpërgjigjet menjëherë City dhe shënon sërish Haaland. Duket si e pabeuseshm por është sërish norvegjezi që shënon edhe golin e pestë për skuadrën e Guardiolës, ndërsa për të mbyllur serinë e golave mendon Kovaçiç, I cili con shifrat përfundimta në 2-6.
Top Channel