Java e 6-të e ligës unike në basketboll për femra sheh fituese ekipin e Bashkimit të Prizrenit përballë Flamurtarit në një ndeshje të luajtur në pallatin e sportit në Vlorë.
Ndeshja ka nisur mirë për ekipin kosovar që krijon një avantazh deri në 10 pikë ndërsa mbyll 10 minutat e para në shifrat 13-23. Edhe në 10 minutat e dyta Bashkimi kërkon të ruajë avantazhin e krijuar ndërsa Flamurtari afrohet me pikë ndërkohë që shpesh stafi vlonjat ka kontestuar edhe vendimet e gjyqtarëve. Në fund shifrat janë 29-41 për Bashkimin.
Pas pushimit është Flamurtari që luan më mirë dhe ngushton shifrat ndërsa 10 minutat e treta mbyllen 53-62 për Bashkimin. 10 Minutat e fundit dhurojnë emocione të shumta dhe Flamurtari ngushton deri në tri pikë, por në minutat e fundit ekipi kosovar ruan qetësi dhe krijon sërish avantazh duke mbyllur ndeshjen 67-78. Ndërkohë tek flamurtari akuzojnë gjykimin si tendencioz dhe që sipas tyre ndikoi në rezultat. Bashkimi i Prizrenit vijon kështu të jetë ekipi i vetëm pa humbje në Ligën Unike.
Në intervistat e tyre dy trajnerët japin vlerësimet e tyre për ndeshjen.
Trajneri i Flamurtarit, Agim Dalipi gjithashtu foli për një lojë të mirë të ekipit të tij ,ndërsa nuk evitoi edhe kritikat për gjykimin…
Top Channel