Mallorca rezervoi vendin e saj në finalen e Copa del Rey pas fitores 5-4 me penallti kundër Real Sociedad.
Los Piratas do të provojnë të ngrenë trofeun për herë të dytë në historinë e tyre, me suksesin e parë dhe të vetëm që daton në vitin 2003. Real Sociedad hyri në lojë duke e ditur se Copa del Rey tani është shansi i tyre më real për një “medalje të argjendtë” këtë sezon, duke qenë se pak ditë më parë dolën të mposhtur 2-0 në ndeshjen e tyre në UEFA Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Skuadra e Imanol Alguacil dominoi kontrollin e topit në pjesën më të madhe të pjesës së parë, por nuk krijoi shanse reale shënimi. Në fundin e pjesës së parë Sociedati pati një shans të mirë për të shënuar me penalltinë e fituar por, portiere i Majorkës arriti ta presë. Skuadra vendase u pendua për mundësinë e humbur vetëm pesë minuta pas pjesës së dytë, kur Mallorca kaloi në epërsi me giolin e Giovanni González.
Sociedad e barazoi ndeshjen 20 minuta nga fundi përmes Mikel Oyarzabal. Me dy barazime, në të dy ndeshjet, u desh të luhej koha shtesë prej 30 minutash, ku Sociedad pati dy mundësi, por nuk shënoi e në këtë situatë, ishte nevoja e penalltive për të përcaktuar finalistin e parë të Kupës së Mbretit. Autori i goli në kohën e rregullt
Oyarzabal humbi goditjen e parë nga pika e bardhë për Sociedad dhe gabimi i kapitenit kushtoi, pasi Mallorca shndërroi në gol të 5 gjuajtjet e saj, për të siguruar kalimin në finale. Djemtë e Javier Aguirre tani do të presin rezultatin e gjysmëfinales së dytë mes Athletic Bilbaos dhe Atlético Madrid të enjten për të zbuluar kundërshtarin e tyre në finalen e Seviljes më 6 prill.
Top Channel