
25/02 09:55
Lyoni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës pasi eliminoi në çerekfinale Strasbourgun pas goditjeve të 11-metërshave.
Në “Parc Olympique Lyonnais” u zhvillua një 90-minutësh shumë i kujdesshëm nga të dyja skuadrat, aq sa rastet për gol ishin me pikatore.
Për të vendosur skuadrën që do të kualifikohej më tej u gjuajtën penalltitë. Lojtarët e Strasbourgut goditën të parët dhe e humbën me Delaine.
Në katër seritë e para, Lyoni nuk gaboi asnjë 11-metërsh, ndërsa dështimi i Perrin në penalltinë e pestë e bëri të panevojshëm ekzekutimin e radhës të Lyonit.
Top Channel