Kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin Zelensky në hyrje të Kryeministrisë, për të nisur një takim “kokë më kokë” mes tyre.

Menjëherë pas shtrëngimit të duarve dhe urimit të mirëseardhjes, palët janë futur në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.

Zelensky ndodhet sot në Tiranë në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve  nga  Europa  Juglindore dhe Ballkani Perëndimor, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA