“Jemi krah jush deri në fund”/ Rama në konferencë me Zelenskyn: Ukraina ka nevojë për mbështetje, por po ngec nga më të pasurit!

28/02/2024 13:45

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit Ukrainës, për të cilën tha se do të vazhdojë derisa të vendoset paqja.

Rama tha se si anëtare e NATO-s, do vazhdojë të dënojë agresionin rus, por tha se mbështetja nga vendet e mëdha dhe të fuqishme ndaj Ukrainës ka vonesa.

Keni ardhur sot këtu në Tiranë, nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit por, edhe jemi të nderuar të mik presim një udhëheqës të rezistencës, i cili në fakt nuk ka të bëjë vetëm me qëndresën kundër një agresioni, por qëndron për demokracinë kundër ëndërr neoimperialiste që kërkojnë të nderojnë. I nderuar mik z.president, jam shumë i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që mbajnë të njëjtin qëndrim, qëndrojnë krah Ukrainës për integritetin territorial, për demokracinë e saj. E kemi bërë shumë të qartë dhe jam krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, vetëm institucionet, por pasa së gjithash, është i gjithë kombi, i gjithë populli që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do të vazhdojmë ta mbështesim për aq kohë sa do të jetë e nevojshme e për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-së, së bashku me të gjithë aleatët e NATO-s kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë ta bëjmë për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Jemi të vetëdishëm për kapacitetet dhe tona dhe jemi të ndërgjegjshëm se Ukraina ka nevojë për mbështetjen dhe ndihëm e të gjithëve. Ndihma dhe mbështetja e më të mëdhejve dhe më të pasurve në bashkësine tonë. Kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse Ukraina shndërrohet në çështje të brendshme të ndonjë vendi, apo sepse ndodhin vonesa të gjata burokratie. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre dhe janë më të vështira dhe më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultat, nga ana tjetër kemi një agresor i cili nuk ndalet për as edhe një sekondë se godituri në përpjekjen e vet për të aneskuar më shumë territor.”-tha Rama në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA