Juventus është duke menduar për merkaton e verës dhe emrin kryesor që duan t’ja bashkojnë skuadrës.
Mediet italiane raportojnë se te “Zonja e Vjetër” janë të gatshëm për të bërë dy sakrifica që të bëjnë të mundur transferimin e Teun Koopmeiners nga Atalanta.
Juventus raportohet se është i gatshëm që të nxjerrë në shitje Federico Chiesa-n, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën që skadon në vitin 2025. Deri më sot, ideja e Juventusit ishte që të rinovonte të paktën deri në 2026-ën, por aktualisht nuk përjashtohet shitja si opsion në rast se marrin një ofertë që shkon minimum në 30 milionë euro.
Ndërsa emri i dytë që do të “sakrifikohet” është Matias Soule, sezoni i tij me Frosinone-s tërhoqi interesin e shumë klubeve kryesore, veçanërisht atyre angleze dhe një propozim prej 35 milionë eurosh mund t’i bindë drejtuesit e Juves që ta shesin.
Megjithatë për momentin, këto janë të gjitha argumente të parakohshme, por hipoteza se Juventus mund të shesë të paktën një nga Chiesa ose Soule, nëse jo të dy në rast të oferta të favorshme, është gjithnjë e më e mundshme./SuperSport
Top Channel