Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së masës së sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca do të shqyrtohet ditën e sotme në orën 15:00.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.

Top Channel