Elon Musk paguan ëmbëltoren $2000 pas anullimit të porosisë nga Tesla (fotot)

27/02/2024 17:34

Kompania Tesla ka paguar një ëmbëltore në Kalifornia $2,000 për të mbuluar shpenzimet e një porosie të anuluar nga zyrtarët e pronarit miliarder Elon Musk, i cili kishte dëgjuar për debatin dhe tha se “do ta rregulloj unë.”

Pronarja e ëmbëltores ‘Giving Pies’ — ka parë tashme një rritje të madhe të punës që prej daljes në media javës që shkoi, ndërsa ka konfirmuar se Tesla e pagoi të hënën faturën e prapambetur.

Ëmbëltorja në qytetin e San Jose mori fillimisht porosinë për 2,000 mini gurabije frutash nga Tesla dheme pas nje shtese duke cuar porosine ne shumen 16 000 dollarw, por një përfaqësues i kompanisë së Musk anuloi porosinë në momentet e fundit, teksa ëmbësirat po dërgoheshin në destinacion, siç pretendonte biznesi.

“Ishte e qartë se kultura prej korporate e Tesla-s i jepte prioritet vetëm interesit të saj dhe jo atë të bizneseve të vogla si ky i imi”, tha e zonja e ëmbëltores Voahangy Rasetarinera në një koment në Facebook.

Musk duket se dëgjoi për çështjen kur doli në media dhe u shpreh se do të sigurohej që Rasetarinera të paguhej.

“Sapo dëgjova për këtë, do ta rregulloj punën me ëmbëltoren, njerëzit duhet të jenë të bindur se Tesla përpiqet të bëjë gjithmonë më të mirën”, shkruante Musk në një postim në rrjetin e tij X.

Rasetarinera tha më pas për mediat, “Tesla paguan 2000 dollarët që më detyroheshin”, të cilat mbulonin kostot e ingredientëve për të realizuar porosinë e anulluar.

“Kur je një korporatë e madhe, $2,000 janë para xhepi, nuk janë asgjë, por për ne është shumë,” shtonte Resetarinera.

Pas ‘sherrit’ mediatik dhjetra njerëz ,mbanin radhë në fundjavë para ëmbëltores, duke porositur për të treguar mbështetje.

“Kjo është e pabesuehsme,” tha Rasetarinera për rrjetin lokal NBC Bay Area. “Unë nuk e bëra për këtë, jam shumë mirënjohëse, njerëzit janë të mrekullueshëm”.

Madje ajo shtonte se Tesla i kishte afruar të merrte pjesë në festën e grave në mars, të cilën ajo e refuzoi prej mungesës së kohës nga porositë e shumta.

FOTO GALERI
2/5
Ëmbëltorja në qytetin e San Jose mori fillimisht porosinë për 2,000 mini gurabije frutash nga Tesla por më vonë një përfaqësues i kompanisë së Musk anuloi porosinë

Top Channel