Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Tivar, të Malit të Zi.

Sipas “Vijesti”, viktima është Edmond Mustafa, pjesëtar i grupit të krimit të organizuar EM. Mustafa është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, ndërkohë për vrasjen e tij është arrestuar një shtetas i identifikuar si Dino Ibrahimoviç.

Autori dyshohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Ibrahimoviç ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, nën dyshimin se është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes.

Policia ka sekuestruar armën dhe ka gjetur gjithashtu motivin e krimit, por nuk do të zbardhë më tepër detaje për momentin.

“Kam kryer një hetim në vend të ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës së Sigurisë së Tivarit dhe ekspertët e Qendrës Kriminalistike Danilovgrad, janë nxjerrë gjurmët nga vendi i ngjarjes, të cilat do të jenë objekt i ekspertizës së mëtutjeshme”, tha prokurori para gazetarëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA