Max Eberl, drejtor sportiv i Bayernit Mynihut nga 1 marsi, ka folur për “Sky Sport Deutschland” për pasuesin e Tuchel, që duhet të vendoset në muajt e ardhshëm.
“Trajneri i ri duhet të përshtatet me standardet e klubit. Ne kemi lojtarë si Tel, Musiala… Reali i Madridit ka arritur të integrojë lojtarë si Camavinga në një mesfushë me Kroos dhe Modric. Ne gjithashtu kemi nevojë për një trajner që duhet të jetë në gjendje të flasë gjermanisht dhe anglisht. Kandidatët janë aty.”
Kush do të jetë trajneri i ardhshëm?
Një trajner që është autoritar me lojtarët. Ne duhet të gjejmë trajnerin e duhur për Bayernin. Ka kandidatë ende nën kontratë dhe ka kandidatë të lirë. Në skuadër do të ketë largime dhe afrime, por fillimisht do të duhet të gjejmë trajnerin e duhur dhe të zgjedhim lojtarët me të. Skuadra do të riorganizohet.”
A është kandidat Xabi Alonso?
Kur isha te Gladbachu, ai më refuzoi, tha se ishte ende herët. Megjithatë, kjo nuk na lejon të nxjerrim ndonjë përfundim tani për tani. Nuk dua të komentoj emrat për momentin.
Sa vlen Tel për ju?
Ekipi i Bayernit ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm. Është ende i shkëlqyer tani, me shumë cilësi dhe potencial. Filozofia jonë është të rekrutojmë lojtarë që të çojnë drejt suksesit, të cilët mund të jenë ndër “yjet” më të mirë në të ardhmen, ne do të përpiqemi të gjejmë “yje” të tjerë. Natyrisht edhe pse ne do të kemi nevojë për lojtarë të mirë si Mathys Tel.”
Cila do të jetë puna për ju dhe Freund?
“Christoph Freund do të jetë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua. Ne duam të ndërtojmë një ekip me vlerë. Nuk dua të heq dorë nga sezoni, ka ende shumë pikë në lojë. Është e rëndësishme marrëdhënia me trajnerin dhe me ekipin. Do të flas shpesh me ta./SuperSport
Top Channel