Denis Brajoviq, i kërkuar në Shqipëri për vrasje, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara.
Pas informacioneve se Brajoviq fshihej në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, është bërë arrestimi i 36-vjeçarit, njofton policia. Ndërkohë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.
Brajoviq akuzohet se ka ekzekutuar Gjin Ndojin, në 9 gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviq komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin. Në bisedën me Barrin, ai tregoi se iu bllokua arma, pasi donte “t’ia grinte kokën”, pasi para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka.
Ndërsa Martinaj, në bisedën e bërë në aplikacionin ‘Sky ECC’, e pyeti atentatorin nëse ngjarja është transmetuar në televizion.
Top Channel