Amnistia Penale/ Manja: Është e cunguar, 95% e veprave penale janë të përjashtuara! S’kemi qëllim të amnistojmë asnjë të dënuar nga GJKKO

27/02/2024 12:18

Qoftë dhe vetëm për dosjen e Morinës të hetuar nga SPAK, matematika e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duket se ka probleme.

Nuk janë tre ish-efektivë, por janë 22 ish-policë të dënuar për shpërdorim detyre. Ndonëse kontradiktor me shembullin e mësipërm, Ulsi Manja këmbënguli se amendamentet për amnistinë nuk përfshijnë ata shtetas të dënuar nga Gjykata Antikorrupsion.

“Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistoj asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ishte punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës”.

Duke sjellë shembullin e Ilirit, i dënuar me shërbim prove, ministri i Drejtësisë kujtoi parimet e humanizmit të amnistisë prej të cilës parashikimet ishin të fitonin gati 600 të dënuar.

“Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitetit jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin. Bëhet për amnisto për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri ka pasur amnisti penale. Më vjen keq që nuk e kanë lexuar ligjin. Hodhi sikush një gurë në zall dhe u bën të gjithë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën”, u shpreh Manja.

Në kohën kur në Shqipëri nuk ka patur amnisti prej katër vitesh, ministri i Drejtësisë tha se janë të gatshëm të ulen me opozitën dhe të rivlerësojnë amendamentet.

Top Channel