Xhamia më e madhe e Afrikës inaugurohet në Algjeri pas disa vjet shtyrjesh (fotot)

26/02/2024 16:57

Salla e lutjes së Xhamisë së Madhe të Algjer mund të presë mbi 100 000 njerëz.

Algjeria ka inauguruar sot xhaminë më gjigante në brigjet e detit Mesdhe, pas disa vjet shtyrjesh preja trazirave politike e financiare.

Megjithëse projekti kishte si qëllim të ishte një simbol i forcës shtetërore e fetare, problemet me shtyrjet kanë reduktuar prestigjin e tij.

Ndërtimi i nisur prej viteve 2010 nga një kompani kineze, ka minaren më të lartë në botë që arrin në 265 metra.

Xhamia e Madhe e Algjer është e treta më e madhe në botë dhe më e madhja në Afrikë. Salla e saj kryesore mund të mbajë deri në 120,000 besimtarë ndërsa dizajni modern përmban motive arabe e afrikane, në nder të kulturës së Algjerisë.

Këtyre i shtohen dhe një vend uljeje për helikopterë dhe një librari me më shumë se 1 milionë libra.

Në inaugurim guidat nxisnin besimtarët muslimanë drejt “mirësisë e moderimit”, siç u shpreh Ali Mohamed Salabi, sekretari i përgjithshëm i unionit botëror musliman.

Nxitja e një dege të moderuar të fesë islame ka qenë një prioritet në Algjeri ku qeveria është përballur me militantë dhe rebelime islamiste që prej viteve 1990.

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, inauguroi xhaminë në eventin ceremonial pasi kompleksi ishte hapur për turistët dhe vizitorët shtetërore prej disa vitesh.

Koha e inaugurimit lejon që xhamia të hapet për publikun dhe për lutjet e mbrëmjes së muajit të ramazanit që nis në mars.

Projekti ishte shtyrë disa vjet prej konflikteve për financat teksa shumë opinionistë thonin se vendi kishte me shumë nevojë për rreth patër spitale që mund të ndërtoheshin me paratë e shpenzuara.

Kostoja zyrtarë e projektit është regjistruar në  $898 milionë.

Xhamia do të ndërtohej fillimisht në nder të presidentit Abdelaziz Bouteflika i cili kërkonte të imitonte xhaminë Hassan II në kryeqytetin e Marokut fqinjë, që është dhe rivali rajonal i Algjerisë.

Por protestat e shpërthyera në 2019 detyruan atë të dorëhiqet pas 20 vjetësh në pushtet.

Ndërtimi i kompleksit është njollosur nga akuza korrupsioni sidomos gjatë epokës së Bouteflika, prej rryshfeteve të paguara nga kontraktorët te zyrtarët qeveritarë./TheGuardian/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA