Inter ofron 8 milionë euro në sezon, shtyhet rinovimi i kontratës së Lautaro-s

26/02/2024 16:34

Lautaro Martinez është ndër protagonistët kryesorë të ecurisë pozitive të Inter-it në Serie A dhe në Champions League.

Me golat e tij, “zikaltrit” po ruajnë një ecuri shumë të mirë në të gjitha kompeticionet dhe për këtë arsye klubi i drejtuar nga Steven Zhang synon që të rinovojë sa më shpejt kontratën e argjentinasit, e cila skadon më 30 qershor 2026.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Inter-i ka propozuar rinovimin e kontratës deri në 2028-ën me një pagë prej 8 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, përfaqësuesi i sulmuesit nuk është i kënaqur me këtë propozim, ndërsa nuk pranon që Lautaro të rinovojë për më pak se 10 milionë euro në sezon, gjë që e shtyn për më tej firmosjen e kontratës së re, të paktën deri në gjetjen e një shifre të kënaqshme nga të dyja palët./ Super Sport

Top Channel