Bayern rrezikon katastrofën me Lazion, në stol mund të rikthehet Nagelsmann

26/02/2024 15:59

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut.

Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet në bazë të rezultateve që do të marrë në Europianin që Gjermania luan në shtëpi. Gjithsesi në fund do të jetë vetë ai që do të vlerësojë ofertat që do të ketë në atë moment, dhe mes tyre mund të jetë edhe ajo e Bajernit.

Tekniku nuk ka arritur ta kapërdijë pushimin nga detyra në marsin e kaluar, të cilin e ka konsideruar të padrejtë. Për të do të ishte dhe një hakmarrje ndaj Olivier Kahn dhe Salihamdicic drejtuesit që e larguan dhe që u pushuan nga këshilli i administrimit pak muaj më vonë, por edhe në drejtim të Tuchel. Nagelsman nuk e ka vlerësuar faktin që trajneri aktual i Bajernit kishte hyrë në tratativa me drejtuesit bavareze, pa informuar vetë Nagelsman që nuk e dinte se vendi i tij rrezikohej.

Situata

As fitorja me Leizig në javën e fundit të kampionatit nuk ka qetësuar situatën në shtëpinë e Bajern. Klubi faktikisht e ka pushuar Tuchel, por duke e lënë në stol deri në fund të sezonit, edhe pse vetë ai do të dëshironte të qëndronte deri në përfundimin natural të kontratës që skadon në 2025.

“Nuk do të jap asnjë detaj në lidhje me përballjen që kam patur me drejtuesit, por gjithmonë jam një vartës, dhe si i tillë jo gjithmonë i ke të gjitha mundësitë, jo gjithmonë ke letrat fituese në dorë. Por gjithsesi ska problem, nuk është e rëndësishme se si reagoj ndaj kësaj situate.Kam përgjegjësi në drejtim të gjithë stafit. Bëhet fjalë për sport profesionist, duhet të luftojmë për cdo pikë. Nuk mendoj se Pavlovic për shembull ndihet i kënaqur apo i lirë duke e ditur që në fund të sezonit do të largohem, dhe e njëjtja gjë vlen për Guerrero, Kim, Neuer”, – deklaroi Tuchel që me përjashtim të Neuer nuk përmendi asnjë nga veteranët. Vështirë të jetë rastësi edhe për faktin se më pas deklaroi: Do të befasohesha nëse do të isha unë problemi i vërtetë i kësaj skuadre”, fjalë që ngjasojnë si shigjetë ndaj disa prej lojtarëve. Me pak fjalë, Tuchel në fund të vitit do të largohet, por ndërkohë vazhdon të shprehë pakënaqësi për disa nga lojtarët, sic ka bërë dhe muajt e kaluar duke krijuar tension me figura të rëndësishme si Kimmich apo Goretzka. Sigurisht që nuk është mënyra më e mirë për të larguar tensionin. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA