FOTOT/ E bujshme! Ylli i filmave me “pullë të kuqe” konfirmon lidhjen romantike me ish-yllin e Arsenalit
17/11 17:06
Inter Miami shmangu disfatën në javën e dytë të futbollit elitar amerikan, MLS.
Në transfertë ndaj Los Angelos Galaxy, Inter Miami iu fal një goli të shënuar nga Lionel Messi në minutën e 92, teksa ishin ndëshkuar më herët nga Joveljic.
Argjentinasi kombinoi mjaft bukur me Jordi Albën dhe me një prekje në zonë ia doli ta dërgonte topin në fundin e rrjetës duke vulosur shifrat finale të takimit në 1-1.
Për Messin ky ishte goli i parë këtë sezon me Inter Miami teksa aktualisht skuadra ku aktivizohen edhe yje të tjerë si Busquets e Luis Suarez, mban vendin e parë në Konferencën e Lindjes me katër pikë në dy sfidat e para të kampionatit. /Supersport
Top Channel