Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka përkujtuar tre figura të shquara të bektashizmit, Dede Ahmet Myftarit, Ali Riza Dede dhe Baba Sherif Canometaj, duke vlerësuar veprat e tyre atdhetare.
Kryegjyshi botëror i bektashian, Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij, u ndal tek mençuria dhe dituria e tre klerikëve.
“Bashkarisht kujtojmë tre figura të shquara të Bektashizmit, udhëheqës shpirtërorë të nderuar ndër breza, klerikë famë lartë mistik, që e donin islamin e thelbin e bektashizmit, që mençuria, dituria e largpamësia e tyre na bën këta që jemi sot, të fortë përballë ndryshimeve globale, pa u lëkundur”, tha Baba Mondi.
Në ceremoninë që u mbajtur në selinë e shenjtë të kryegjyshatës botërore bektashiane, Dede Edmond Brahimaj, u vlerësua me dekoratën “Nder i qarkut të Elbasanit”.
Top Channel