Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, Policia bën bilancin: 15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative në një javë në Tiranë

25/02/2024 11:01

15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative janë dhënë në javën që lamë pas ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një bilanc të kryer nga Policia e Shtetit thuhet se masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha.

Ndërkaq, sa u përket të arrestuarve, 6 kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i plotë:

Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024:

Vepra Penale:

15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:

– 6  për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

– 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

– 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;

– 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Masat Administrative:

– 10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrespektimin e vijave te bardha etj.

Pezullime dhe Bllokime:

– 49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;

– 9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.

Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA