Mposht përsëri Partizanin, Skënderbeu afrohet me vendin e katërt/ Përplasje mes tifozëve në tribunë

25/02/2024 20:00

Skënderbeu mposht përsëri Partizanin, për të dytën herë këtë sezon në Korçë.

1-0 fitoi skuadra e Ivan Gvozdenovic përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Pas ndeshjes tifozët krijuan incident në tribunën qendrore, ku ndërhyri drejtori i Partizanit, Olsi Rama dhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ndërkohë që vajzat u larguan nga tribuna.

Dean Liço ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 38’, avantazh që Skënderbeu e ruajti deri në fund.

Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë pas daljeve me të kuq të Deivid Janaqit dhe Arinaldo Rrapajt.

Fitore e madhe për juglindorët, të cilët kanë grumbulluar 9 pikë në 4 sfidat e fundit në Superiore. Dhe tani numërojnë 34 pikë, përkohësisht 1 pikë larg zonës “Final Four”.

Humbja e pestë në kampionat për skuadrën e Orges Shehit, që vinte nga një moment i mirë pas fitoreve në derbi (kampionat) dhe ndaj Kukësit (Kupë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA