Për 3 ditë me radhë, qyteti i Shkodrës, gëzoi me karnavalet, një nga festat tradicionale të qytetit.
Një traditë e nisur në vitin 1860, e cila vijoi edhe sivjet me muzikë, humor, maska dhe spektakël me ngjyra dhe drita.
Festimeve iu bashkuan jo vetëm shkodranët, por edhe vizitorët e ardhur nga qytetet e tjera, turistët dhe kryeministri Edi Rama, iu cili për dy ditë me radhë qëndroi në Shkodër.
Sivjet, karvanit që shëtiti në rrugët e qytetit, iu bashkuan edhe karnavalet nga Tuzi në Mal të Zi dhe Korça, për ta bërë festën edhe më të madhe.
“Më fal nuk jam shqiptare. Është fantastike. Qyteti i bukur, ushqimi, natyra e veçantë dhe ju keni edhe këtë festivalin e karnavaleve kaq të bukur”, tha turistja.
Rrugët e Shkodrës n’Karnaval u finalizua me djegien e dordolecit, që simbolizon djegien e të gjitha fenomeneve negative.
Top Channel