Juventus rikthehet te fitorja në kampionat pas katër javëve dhe e bën në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A ndaj Frosinone-s.

Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” u mbyll me rezultatin 3-2, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 3’, me Vlahovic që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asitit të dhuruar nga McKennie.

Miqtë nga ana tjetër gjetën barazimin në minutën e 14’, me Cheddira-n që shënoi me kokë, ndërsa mbrojtja dhe portieri i Juves u gjendën të papërgatitur.

Ndërsa në minutën e 27’, Brescianini shënoi golin e dytë për Frosinone-n, që mori avantazhin momental.

Vetëm pesë minuta më pas dyshja McKennie-Vlahovic u bënë sërish protagonistë për vendasit, duke shënuar golin e barazimit.

Në fraksionin e dytë, Juventus provoi në raste të shumta për të shënuar një tjetër gol, ndërsa ia doli që të kishte sukses në minutën e 90+5’, me Ruganin që i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Pas këtij takimi, Juventus renditet momentalisht në vend të dytë me 57 pikë, teksa Frosinone në vend të 16-të me 23 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA