16/11 23:37
Ndeshja e Bordeaux me Guingamp pati një fund vërtetë shumë tronditës.
Gjatë ndeshjes sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, pas një përplasje me mbrojtësin kundërshtar Donatien Gomis.
Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët e kaluan sulmuesin në koma artificiale.
Sipas raporteve të para mjekësore, Elis ka qenë i vetëdijshëm në momentin e transferimit në spital, por kjo zgjidhje është marrë për shkak të dhimbjeve të forta dhe nevojës për t’i dhënë kujdes intensiv.
Top Channel