Vidhen 20 mijë lekë dhe paketa cigaresh në një minimarket në Drenovë të Korçës, pronari kërcënohet me armë

25/02/2024 19:23

Grabitje në njësinë administrative Drenovë të Korçës.

Persona të armatosur dhe maskuar kanë hyrë brenda një minimarketi në qendër duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit ndërsa kanë përvetësuar para dhe cigare.

Pronari është kërcënuar me armë të dyshuar pushkë dhe nuk ka bërë rezistencë.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA