Në Zveçan duket se gjendja e sigurisë është stabilizuar pas tensioneve të majit të vitit të shkuar.

Për këtë arsye misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka tërhequr njësitë e veta nga ndërtesa e komunës së Zveçanit

Po sipas njoftimit të Kforit, pavarësisht se nuk do të ruajnë me godinën e komunës së Zvecanit, njësia e Batalionit të Forcave Operacionale Rezervë do kryejë patrullime të rregullta, në mënyrë që të garantojnë mjedis të sigurt për qytetarët e kësaj komune

Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten më 26 maj 2023, kur serbët në Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të atij viti. Këto votime ishin bojkotuar nga serbët lokalë dhe partitë serbe. Dhuna kulmoi në Zveçan më 29 maj kur protestuesit serbë u përleshën me forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra ushtarë dhe protestues u plagosën gjatë përleshjeve.

KFOR-i aktualisht mbi 4.400 ushtarë në të gjithë territorin e republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA