Nardi dhe Adelina kanë krijuar “perandorinë” e rosave në Fishtë të Lezhës.
Një zanat të cilin Nardi e ka pasion por dhe pak të trashëguar e ndërsa për Adelinën e cila ishte studente kur u njoh me të shoqin nuk ka qenë aspak e lehtë, por siç thotë vete ajo “bashkimi bën fuqinë.”
Një punë tashmë ë kthyer familjare që secili ka detyrat e tij ku po ashtu dhe fëmijet janë të angazhuar sidomos vajzat, pasi turistët janë të shumtë në zonë dhe interesi është i lartë për t’i vizituar.
Për Nardin pandemia ishte periudha më e vëshitrë në kto vite, e ndërsa për Adelinën fillimin e kujton si kohën më të vështirë.
Edhe pse Adelina kishte ëndrra të tjera për jetën e saj nuk është aspak e penduar për atë ç’ka bën sot për të mirën e familjes siç thotë ajo, e kënaqësia më e madhe është kur punon e gjithë familja sëbashku.
Top Channel