Itali-Irlandë, arbitret shqiptare drejtojnë me sukses ndeshjen ndërkombëtare

24/02/2024 17:34

Pasi shkruan historinë duke drejtuar për herë të parë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League, Benfica-Barcelona, arbitret shqiptare regjistruan suksesin e radhës.

Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Koleta Prenga, të premten gjykuan në arenën ndërkombëtare. Ndeshjen miqësore të vajzave: Itali-Irlandë.

Sfida e luajtur në stadiumin “Viola Park” të Firences, përfundoi me rezultatin 0-0. Arbitret shqiptare patën një performancë shumë të mirë.

Emanuela Rusta, Erinda Kume, Edjena Kapxhiu, Eglantina Pjetrushaj, Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga janë arbitret shqiptare të pajisura me stemën e FIFA-s.

Në qershorin e vitit 2023, Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA