LIVE/ Më shumë se 12 orë seancë. Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen Dhjetëra banorë të fshatrave që përshkon lumi Shushica apo siç njihet si Lumi i Vlorës kanë protestuar ditën e sotme në afërsi të fshatit Kuç aty ku dhe buron lumi Shushica.
Banorët kanë kundërshtuar dhe pezullimin e projektit te ujësjellësit që do të marrë ujin nga burimi i këtij lumi për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon.
Kjo është hera e katërt që janë ngritur në protestë për pezullimin e projektit të ujësjellësit. Sipas tyre ky lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta shikojë këtë projekt prej 9.5 milion euro dhe ta ndali si investim.
Protesta ka vazhduar prej më shumë se një ore tek ura e Laskos në Kuç edhe me reshje shiu.
Top Channel