Tërmet te Atletico/ Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi, dorëzon raport mjekësor për depresion
Qazim Laçi dhe Indrit Tuci përballë Liverpoolit, Redon Xhixha do të luajë kundër Leverkusenit dhe Berat Gjimshiti kundër Sportingut të Lisbonës. Short i pamëshirshëm, por me plot prstigj për lojtatët shqiptarë në Europa League.
Që në përzierjen e hershme të goglave, Sparta e Pragës, ku luajnë Laçi dhe Tuci, u vu përballë Liverpoolit.
Një short disi normal për Atalantën e Gjimshitit, që gjen në këtë fazë skuadrën portugeze të Sportingut, ndërsa Qarabagu i Xhixhës e mësoi në fund kundërshtarin, pikërisht Bayer Levekusenin, që po dominon në Bundesligë.
Interesant fakti që Roma do të përplaset me Brightonin e De Zerbit, ndërsa Milani shmangu në fund “Aspirinat”, për t’u përballur me Slavian e Pragës, raporton Supersport.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit më 14 mars. Finalja e madhe do të zhvillohet më 22 maj në Dublin.
Çiftet e fazës 1/8
Sparta Pragë – Liverpool
Marseille – Villarreal
Roma – Brighton
Benfica – Rangers
Frieburg – West Ham
Sporting CP – Atalanta
Milan – Slavia e Pragës
Qarabağ – Leverkusen
Top Channel