Blegtorë të Konispolit, Delvinës, Himarës, Finiqit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Përmetit dhe Këlcyrës u mblodhës përsëri sot për të protestuar për kërkesat ende të pazgjidhura të blegtorëve në qarqet e Jugut.

Ata kanë përsëritur sot nga ura e Gajdarit në hyrje të Sarandës katër kërkesat kryesore drejtuar Ministrisë së Bujqësisë: dyfishimin e subvencioneve për krerë të të imëtave, rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, rregullimin e tregut të shitjes së mishit, sistemimin e kullotave dhe lerave malore.

“Kërkojmë vlerën e qumështit të çohet të vejë 2000 lekë. Kërkojmë që subvencionet të shkojnë 25 euro. Tjetra janë kullotat lerat e veprat ujore që janë basarduar. ”

“Jemi mbledhur këtu tek ura e Gajdarit për të njëjtat probleme që i kemi ngritur edhe znj ministre. Ne kërkojmë që subvencionet tona të barazohet me vendet e rajonit pasi marrëveshja që është firmosur për Ballkanin e hapur është firmosur në kurrizin tonë të blegtorëve, bujqjve e fermerëve. Ne jemi të penalizuar nga pridhimet serbe, maqedonase, jemi të ndërshkuar.”

“Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë në treg sepse shteti është ai që e bën tregun. Unë kam tre djem. Të tre merren me blegtori. Në rast se ky shtet ka vendosur që ta shuajë këtë blegtori djemtë e mi do ikin në Gjermani, në Itali kështu që unë do ngelem vetëm, dhe mesa shoh unë këtu do ngelet vetëm mosha e thyer”, thanë blegtorët.

I gjithtë sektori blegtoral është i përfshirë nga një nivel i lartë informaliteti. Shitja e qumështit në punishte e barxho ndodh pa kontrata të rregullata dhe pagesat kryhen me lekë më dorë për 90% të blegtorëve. E njëjta problematikë lidhet edhe me tregun e mishit të të imëtave. Blegtorët nuk kanë mundësi për të marrë vulat veterinare për produket e mishit dhe therja e shitja e të imëta ndodh jashtë sistemit të thertoreve. Blegtorët pranojnë se tregu blegtoral po funksionon ende në të zezë dhe kërkojnë që edhe për këtë situatë të ndërhyjë shteti për të mundësuar formalizimin. Shumica e blegtorëve pohojnë se fshehja e sasisë që prodhimit vendas që hyn në punishtet e qumështit si dhe sasia e mishit të vendit që hyn në treg ka avantazhuar vetëm tregëtarët e mëdhenj dhe produktet e importit.

“Kështu funksionon pa fatura, unë kasapin nuk e njoh fare, vjen natën ikën natën.

Pse pranon ta shesësh kështu?

Ku ta shpie s’kam çta bëj. Ta mbaj ti bëj 2000 kokë. Vetëm fjala thertore ekziston në të vërtetë nuk ka as thertore asgjë. Në 2013-2014 u formalizua, vendosën ca matrikuj në vesh. Erdhën 2-3 ditë e u harrua pastaj”, thanë blegtorët.

Numri i krerëve në rrethin e Sarandës është reduktuar  në 10 vjeçarin e fundit nga 200 mijë  në 120 mijë krerë ndërsa edhe cilësia e kullotave prej mos rigjenerimit nuk është në gjendje të suportojë këtë ngarkesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA