“Nënës së Navalnyt iu dha ultimatum”/ Zëdhënësja e liderit të opozitës ruse: Funeral të fshehtë pa një lamtumirë publike ose do të varroset në burg

23/02/2024 16:51

Një zëdhënës i figurës së ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny, Kira Yarmysh, tha të premten se nënës së Navalny iu dha një ultimatum nga një hetues rus: ose pranoni një funeral të fshehtë pa një lamtumirë publike, ose Navalny do të varrosej në koloninë penale ku ai u burgos.

“Një orë më parë, një hetues thirri nënën e Alexey dhe i dha asaj një ultimatum. Ose ajo pranon një funeral të fshehtë pa një lamtumirë publike brenda 3 orësh, ose Alexey do të varroset në një koloni. Ajo nuk pranoi të negociojë me Komitetin Hetimor sepse ata nuk kanë autoritetin për të vendosur se si dhe ku duhet ta varros djalin e saj”, tha Yarmysh.

“Ajo kërkon respektimin e ligjit, i cili detyron hetuesit të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga momenti i konstatimit të shkakut të vdekjes. Sipas dokumenteve mjekësore që ajo ka nënshkruar, këto dy ditë skadojnë nesër. Ajo këmbëngul që autoritetet të lejojnë funerali dhe shërbimi përkujtimor të bëhet në përputhje me zakonet”, shtoi Yarmysh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA