Gjenden dy mina të paplasura në fshatin Bushat të Shkodrës, dyshohet se i përkasin…
23/02/2024 17:03
Dy mina të paplasura janë gjetur sot nga punonjësit e bashkisë në Shkodër gjatë pastrimi të një kanali vaditës.
Minat që dyshohet se i përkasin vitit 1997, ishin të ndryshkura.
“Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997.
Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit”-njofton policia.
Top Channel