Fshehu në banesë një kallashnikov, çifte, pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 21-vjeçari në Mat

23/02/2024 09:53

Një 21-vjeçar është arrestuar në fshatin Karicë të Matit, pasi i janë gjetur në shtëpi disa armë të ndryshme, municion luftarak dhe kapuça në formë maske.

Pas ndërhyrjes së policisë në shtëpinë e 21-vjeçarit R.R u gjetën të fshehura 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu babai i të riut, 56-vjeçari H.R është vënë nën hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA