EMRAT/ Hodhën molotov drejt Kryeministrisë në 20 shkurt, ja çfarë ka vendosur gjykata për protestuesit e opozitës

23/02/2024 11:08

Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për katër të arrestuarit, të cilët përdorën mjete piroteknike në protestën e 20 shkurtit.

Mbi Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis, rëndojnë akuzat shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Policia shoqëroi më 20 shkurt protestuesit të cilët shkaktuan incidente gjatë tubimit të opozitës të mbajtur këtë pasdite para Kryeministrisë.

Ata hodhën lëndë të rrezikshme në drejtim të godinës, ku disa prej tyre përdorën molotovë, shashka dhe gurë. Madje ata arritën të rrëzonin edhe gardhin metalik ndarës të policisë, duke iu afruar kordonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA