Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen makabre në fshatin Shën Vlash të Durrësit. Dy djemtë e Pëllumb Metës dhe vajza 19 vjeçare janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e 50 vjeçarit ndërsa e ëma do të hetohet në gjendje të lirë.
Ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, dhe jo 19-vjeçarja e cila mori përsipër krimin. Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së qarkut Durrës Skënder Hitaj tha se Hysen Meta u qëllua me pistoletë. Motivi konfirmoi policia, ishin konfliktet e vazhdueshme pasi viktima donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.
“Me marrjen e kallëzimit nisën kërkimet për gjetjen e personit. Më 17 shkurt është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Sektor Rinia. Është ngritur grupi posaçëm hetimor ku vijuan hetimet dhe kërkimet, u hodhën pistat e hetimet pse ishte zhdukur 50-vjeçar. Më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukje, por vrasje në familje. Nga tërësia e veprimeve u gjet edhe trupi i cili ishte varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës u konkludua se është vrarë me armë zjarri. Veprimet vijuan me insitesitet të lartë dhe nga të gjithë provat e siguruara, u gjetën provat dhe të arrestojmë anëtarët, Hysen Metajn, dhe H.M, të cilët kanë bashkëpunuar, Është arrestuar edhe Amarildo që ka ndihmuar vëllain dhe motrën. Hetohet në gjendje të lirë Blerina Meta. Policia ka qenë e fokusuar te vendi i ngjarjes. Është gjetur edhe arma e zjarrit, është sekuestruar municion luftarak, veshje që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi“.
Top Channel