E gjithë familja e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit! Shoqërohen në polici 7 persona, merret në pyetje edhe…

23/02/2024 15:35

Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 19-veçare dyshohet se vrau babanë e saj.

Rreth orës 15:00, pas disa orësh kontrollesh në ambientet për rreth banesës për të gjetur armën e krimit dhe pyetur sërish Hygertën 19 vjeçe mbi veprimet e kryera në kohën e krimit.

Në pyetje është marrë nëna e saj. Policia mori me vete përveç të arrestuarës edhe nënën e saj e cila vazhdon të jetë në statusin e të shoqëruarës, ndërsa e gjithë familja Meta, gruaja dhe dy djemtë përkatësisht 25 dhe 21 vjeç, janë të dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit.

Ndërkohë drejtues të policisë deklarojnë për TCH se as arma e krimit dhe as celulari i viktimës nuk janë gjetur ende.

Hetimet vijojnë dhe për përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes që mund të ketë bashkëpunuar në krim.

Ngushëllimet për viktimën po priten në shtëpinë e të vëllait, ku përveç vajzës së madhe të familjes që është e martuar, ka mbërritur pak çaste më parë dhe një motër e viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA