Pas marrjes në pyetje, policia ka arrestuar vëllanë e madh të 19-vjeçares Hygerta Meta e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri.

Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.

Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja  ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv. Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të gropozur. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Pak më parë, policia gjeti edhe armën e krimit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA